Meksikë, burri martohet me pemën
Për të tetën herë, një aktor peruan dhe një aktivist për mbrojtjen e mjedisit, Ricardo Torres është martuar në mënyrë simbolike me një pemë si pjesë e një fushate ekologjike ndërgjegjësimi për të nxitur të tjerët që të kujdesen për natyrën.Ceremonia martësore u organizua në një vendndodhje historike, në qytetin Santa Maria del Tule në Meksikë, që është shtëpi e pemëve të vjetra mbi 2 mijë vjeçare. Pema sipas ekspertëve, që në këtë rast ka qënë nusja, peshon më shumë se 600 mijë ton.Ceremonia nisi në shtëpinë e nënës së nuses, Zapotec Indian Carolina Manuel Pablo, duke e veshur pemën me një fustan nusërie dhe me një banket.Më pas nisi ceremonia, ku aktori Torres u angazhua dhe u zotua se do të promovojë punë të mira, dedikuar mbrojtjes së ambjetit.Më pas Torres, shoqëruar nga familjarë dhe miq, eci përgjatë rrugës Sabino drejt parkut të pemëve, duke nisur më një ritual tradicional.Për të ftuarit, Torres ofroi ujë dhe ushqim, duke iu shpërndarë atyre frutore nga kultura Zapotec dhe Inca, si bamje,avokado, misër dhe kakao.Më pas ceremonia vijoi edhe me ndërrimin e unazave, ku Torres ja vendosi unazën pemës në një prej degëve të saj.Sipas aktorit, ky ritual nuk është thjesht një performancë sepse ai ka realisht në plan të kujdeset për mjedisin."Ky është thelbi i mesazhit tim të paqes të ndërgjegjësimit. Kjo martesë me pemë është simbolika e fushatës time. Martohu me një pemë, Meksikë. Ruaje oskigjenin. Vëllezërit e mi, po ju kërkoj të mbillni një pemë. Kujdesuni për natyrën, për malet, për lumenjtë, për ujërat, për ushqimin" tha Torres.Në fund të ceremonisë, Torres hodhi buqetën e luleve mes të pranishmëve.Torres shtoi se në muajin e mjaltit, do të mbjellë dhjetëra pemë për të afirmuar angazhimin e tij dhe dëshirën për paqe në botë."Jam i lumtur sepse gjatë muajit të mjaltit do të mbjellim pemë bashkë me disa fëmijë dhe ideja ime kjo është, që të vazhdojmë me këtë projekt. Jam shumë i emocionuar sepse projekti hasi në shumë vështirësi por ja dolëm. Disa njerëz donin ta kundërshtonin por nuk ishin të suksesshëm. Pema i përket të gjithëve" tha Torres.
/Oranews.tv/