Kjo është dieta e supermodeles Rosie Huntington-Whiteley
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2016, 16:58
Supermodelja britanike Rosie Huntington-Whitely, është 29-vjeç dhe ka një trup që është vështirë për tu arritur nga çdo femër. Por sekreti i saj nuk fshihet vetëm pas palestrës apo aktiviteteve sportive.E rëndësishme për Rosie, është mënyra se si ushqehet. Ajo ka vendosur që të ndjekë dietën e doktoreshës Nigma Talib,e cila ndalon konsumin e verës dhe sheqerit.Dr Talib kujdeset edhe për yje të tjerë si Sienna Miller, prandaj Rosie i ka besuar veten asaj.Në intervistën për InStyle, e fejuara e Jason Statham thotë: "Kjo është një sfidë për mua. Unë jam rritur në një fermë, dhe ushqimi kryesor në pjatë ishte mishi. Tani gjithçka ka të bëjë vetëm me balancën".
/Oranews.tv/