Venecia e Holandës: Fshati përrallor ku nuk ka rrugë për makina dhe njerëzit udhëtojnë me varkë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2016, 18:34
Harrojeni Venecian e Italisë! Ndodhet një fshat i qetë në Holandë që është i bazuar tërësisht në ujë, dhe jeta aty duket tamam si në përrallë.Fshati Geithoorn nuk ka rrugë apo makina, dhe i vetmi akses për të shkuar në shtëpi apo në ndërtesa publike janë kanalet e ujit ose urat e përsosura prej druri.Në këtë zonë banojnë rreth 2 mijë e 600 qytetarë. Fshati magjik daton që prej shekullit të 18-të dhe cuditërisht ka tërhequr shumë turistë të cilët janë të etur për ta vizituar atë.Vizitorët janë të detyruar ti lënë makinat jashtë fshatit dhe më pas të udhëtojnë me varka nëpër fshat.
