Shfaqet premierë filmi pro daljes së Britanisë nga BE

Drejtues të fushatës së "Brexit" kanë shkëlqyer në tapetin e kuq, duke sjellë me vete ndricim, ekstravagancë dhe glamur gjatë premierës së filmit dokumentar "Brexit, filmi" në sheshin leicester të Londrës, vetëm pak javë larg referendumit që do ti vërë britanikët përpara një zgjedhje të vështirë.Mbi tapetin e kuq parakaluan modele, yje të botës së shoëbizit, ndërsa fansat duke ulëritur adhuruan veshjet e tyre apo shkrepën edhe foto me personazhet e preferuara, mes tyre edhe politikanë."Ky është një veprim i financiaur privatëishst. Nuk ka financim nga shteti dhe as literaturë të huaj apo të cuditshme. Asgjë nga këto. Është një iniciativë personale, bërë nga dikush që me anë të këtij filmi, i ka bërë thirrje miliona njervze, burrave e grave, që ta mendojnë mirë qëndrimin në BE. Le ta bëjmë një fakt këtë gjë. Për këtë gjë jemi këtu në Odeon Leicester Square" tha lideri i UKIP, Nigel farage.Farage e shijoi edhe turmën e njerzve që ishin mbledhur në Uest End, duke iu kërkuar atyre të brohorasin me të madhe "Brexit" dhe të votojnë për daljen e britanisë së madhe nga BE më 23 qershor."Jemi të qartë se sot të gjkithë po punojmë se bashkë dhe mund ta bëjmë britaninë shumë herë më të bashkuar nga sa ishte disa ditë më parë. Tani jam më shumë se kurrë i bindur për brexit dhe besoj në këtë fushatë" tha ai për Reuters. Në premierë nuk ishte i pranishëm një prej mbështetësve kryesore të filmit dhe fushatës, ish kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson. Por lideri i konservatorëve david davis tha se fushata nuk ka nevojë për yje. "Ky film dhe kjo fushatë është një fitore për idenë dhe yjet që janë sonte këtu" tha ai."Brexit. Filmi" është shkruar dhe realizuar nga regjisori martin Durkin. Në këtë film dokumentar argumentohen arsyet përse britania duhet të dalë bga blloku europian, duke përfshirë këtu edhe zërat nga jashtë fushatës, gazetarëve dhe komedianëve. Tashmë filmi është online në internet dhe do të shërbejë edhe si një mbështetje për ditët e fundit të fushatës.Two guests pose for pictures as they arrive for the world premiere of the film 'Brexit: the Movie' in London's Leicester Square, on May 11, 2016. / AFP PHOTO / JUSTIN TALLISJUSTIN TALLIS/AFP/Getty Imagesad_205803401-e1463055103624 ad_205803404-e1463055008661 brexit-the-movie-review-sam-kriss-martin-durkin-body-image-1463055083-size_1000 brexit-the-movie-review-sam-kriss-martin-durkin-body-image-1463055127-size_1000 brexit-the-movie-review-sam-kriss-martin-durkin-body-image-1463055021-size_1000