Sharon Osbourne adreson për herë të parë thashethemet e divorcit

Shfaqet për herë të parë në një studio televizive për të dhënë një deklaratë për mediat, Sharon Osbourne. Ajo fillimisht u shfaq me një gotë limonate në dorë, duke kujtuar edhe albumin Lemonade të Beyonce. Sharon nuk përmendi fjalet tradhëti, apo divorc, por veprimi i saj tregon qartë që gjithçka është e vërtetë, e të përmendim që albumi i Beyonce flet vetëm për tradhëti.Intervista nisi me fjalët e moderators Julie Chen e cila i uroi mirëardhjen Sharon me fjalët ‘Mirëserdhe në hapsirën e limonatës.’Më pas ishte radha e Sharon Osbourne që të fliste se cfarë po ndodhte me martesën e saj, dhe dukej që bashkëshortja e rrokerit 67-vjeçar ishte shumë konfuze."Unë jam 63-vjeç, dhe nuk mund të vazhdoj të jetoj në të njëjtën mënyrë" -thotë Sharon. "Kam shmangur çdo foto dhe lajm që mund të jetë publikuar. Nuk kam nevojë të lexoj gjëra të tilla sepse tashmë jam e informuar mjaftueshëm. Thjesht nuk e di se cfarë do të bëj. E pranoj se e kam nxjerr Ozzy nga shtëpia por ai është kthyer prap. Jam unë ajo që dola".Teksa i referohet më pas vendimit për tu larguar nga shtëpia ku jetonin, Sharon shton: "Është gjeja më e drejtë që mund të bëja të jem e sinqertë në këtë pikë që kanë arritur gjërat ende nuk e di se cfarë mund të bëj. Nuk e di se çfarë do të bëj me pjesën e mbetur që do të jetoj. Ky është një kapitull i vështirë për mua të cilin duhet ta mendoj mirë. Megjithatë nuk do te qaj për gjithçka që ndodhi, jam e fortë dhe falenderoj të gjithë ata që më mbështetën".GettyImages-464177872-e1462902595239/Oranews.tv/