"Kopshti zoologjik i vdekjes" në Indonezi
Vizitorët e qeshur janë shumë të lumtur teksa hyjnë në kopshtin më të madh të kopshtit zoologjik në Surabaya, në Indonezi me shpresën për të bërë qoftë edhe një foto pranë banorëve të këtij kopshti. Por aktivistët e mbrojtjes së kafshëve thonë se në këtë kopësht jetojnë mbi 2200 kafshë dhe në të vërtetë asnjë prej tyre nuk i lumtur pasi janë të mbyllur përgjatë të gjithë kohës në disa kafazë të ftohtë apo shumë të vegjël për ta, ndërsa shqetësimi kryesor është ushqimi që i serviret.Ndaj për aktivistët në mbrojtje të kafshëve dhe mediat lokale, ky kopësht është quajtur prej vitesh "Kopshti i vdekjes".Humbja më e fundit ishte ndarja nga jeta e një tigri sumatran muajin e shkuar, në mënyrë krejt të papritur."Ata duhet të përpiqen që të reduktojnë numrin e kafshëve" tha kreu i forumit për mborjtjen e kafshëve, Petrus Riski nga ky kopësht, duke sugjeruar edhe këmbimin e kafshëve me kopshtet e tjera ndërsa shtoi se ky kopësht ndodhet prej vitesh në kushte mizerabël dhe në të nuk është bërë asnjë investim.Kujdestarët e këtij kopshti thonë se shumica e vdekjeve ndodhin për shkaqe natyrore ndërsa vdekja e tigrit pak jave më parë është ende e pashpjegueshme. Aktivistët thonë se në këtë pikë këto incidente të pazakonta duhet të hetohen pasi ulin ndjeshëm numrin e vizitorëve dhe besimin në sigurinë e këtij kopshti, të paprekur nga shteti që nga themelimi i tij, në vitin 1916.Në 6 vitet e fundit, pas pronësia e kopshtit i kaloi qeverisë vendore, një luan afrikan 18 muajsh u gjet i ngordhur në kafaz ndërsa një xhirafë ngordhi sepse kishte gëlltitur një send plastik plot 18 kg. Ajo iu gjet në stomak pas autopsisë dhe dyshohet se janë sende që vetë vizitorët kanë hedhur në kafaze.Rreth 45 dragonj komodo, apo më mirë hardhuca të mëdha që gjenden vetëm në lindje të Indonezisë, ngordhën të gjitha pasi luftuan kundër njëra tjetrës në mungesë të ushqimit."Problemi i parë dhe më madhori është mbipopullimi dhe problemi i dytë janë kushtet mizerable" tha drejtorja e kopshtit Aschta Boestani Tajudin. Ajo shtoi se po mundohen ti zgjidhi problemet e kopshtit një e nga një.Një zyrtar i Ministrisë së Pyjeve dhe zhvillimeve mjedisore tha se në të do të ndërhyet në një të ardhme të afërt, ndoshta në 3 apo 4 muajt e ardhshëm.Një vizitor, Almaqsudi, tha se gjërat së fundmi janë përmirësuar."Tani atmosfera këtu është pak më e mirë, më e ngrohtë dhe kujdestarët mundohen që ti organizojnë më mirë gjërat sepse në të shkuarën ka qënë shumë më keq" tha ai.Por kritikët mbeten ende të pabindur. Ata thonë se stafi është krejt i patrajnuar ndërsa mungojnë mjetet e nevojshme për mirëmbajtjen e kafazëve apo mirëmbajtjen e kafshëve.
