Tajvan, kompania krijon 'The Starry Night' të Van Gogh

Të apasionuarit pas artit sot mund të ecin përmes pikturës së famshme të Vincent Van Gogh 'The Starry Night' në Keenlung, që është rikrijuar duke përdorur 4 milionë shishe plastike me ngjyra, në një park në rrethinat e qytetit verior të tajvanit.Tashmë të gjithë vizitorët mund të shohin e të përjetojnë nga afër këtë instalacion gjigand të krijuar në këtë park, duke e parë në detaje edhe nga kënde të ndryshme. Krijimi është bërë nga një kompani tajvaneze. Piktori gjerman e përfundoi pikturën origjinale në vitin 1889, duke përdor bojë vaji në kanavacë.Duke përzgjedhur shishe plastike me ngjyra për të riprodhuar këtë pikturë, opertorët e parkut thanë se dëshiron dhe synonin ti përcillnin një mesazh vizitorëve të tyre."I gjithë parku, që quhet "Parajsa e ndritshme" është krijuar me temën e pikturës së famshme të Van Gog, "Nata e ndritshme". Sepse këtë vit përkujtohet 125 vjetori i ndarjes nga jeta i Van Gpg dhe ne menduam të kombinonim idenë e mbrojtjes së natyrës me shishe plastike dhe krijimit të një vendi të përshtatshëm sic është ky park për krijimin e një vepre gjigande arti, në mënyrë që të gjithë vizitorët të mund të jenë pjesë e kësaj vepre të riciklueshme" tha Aisin Yeh, që është në krye të marrdhënieve publike të kompanisë "Unison Developing Co, LTD" që krijoi projektin.Reagimet e vizitorëve ishin të ndryshme."Erdhëm këtu për të parë nga afër punën. Shiheni, më duket shumë e madhe dhe ka shumë shishe plastike. Mendoj se është shumë herë më e bukur se në fotografi dhe të lë një përshtypje të jashtëzakonshme" tha Fan Yu-Hsiang."Pashë miqtë e mi që e ndanë me të gjithë në internet. Ndaj vendosa të vij dhe të eci përqark saj. Ishte shumë e këndshme si ide dhe shumë mirë e planifikuar, deri në detajin më të vogël" shtoi yeh Tao.Për organizimin, kompanisë tajvaneze iu desh një park me së paku 53 hektarë tokë. Instalacioni është hapur për publikun që në janar të vitit 2016.Screenshot_4 Screenshot_3 Screenshot_2 Screenshot_1