Arrestohen policët, i vunë zjarrin për së gjalli 16 vjeçares

Policia e Pakistanit arrestoi 15 zyrtarë të policisë pasi Këshilli gjyqësor i akuzoi për urdhërin për të djegur gjallë një vajzë të re sepse kishte ndihmuar një çift të arratiseshin, në një vrasje që në vend njihet gjerësisht si "Vrasje nderi" tha policia.Vajzës vetëm 16 vjeçe i është vënë zjarrin javën e shkuar në qytetin Donga Gali, rreth 50 km në verlindje të kryeqytetit Islamabad, bëri të ditur shefi i policisë Saeed Wazir.Policia saktësoi se vrasja për nder ishte urdhëruar si formë ndëshkimi për vajzën e re, e cila bashkë me çiftin në fjalë, kishin prishur imazhin dhe reputacionin e qytetit. Ndërsa çifti i ri që vajza ka ndihmuar tashmë rezulton i zhdukur, pra kanë arritur të arratisen.Wazir thotë se bashkë me policët që do kryenin këtë vrasje nderi, janë arrestuar edhe nëna dhe vëllai i 16 vjeçares, pasi ata kanë qënë prezent dhe kanë lejuar që adoleshentja të lidhej me litar dhe ti vihej zjarri.Jirgas apo këshilli gjyqësor, thirret në provinca të ndryshme të Pakistanit, si këshilli që i jep zgjidhje ligjërisht dhe moralisht konflikteve të ndryshme ndonëse sipas legjislacionit të Pakistanit urdhërat e tyre janë të paligjshme."Kjo ishte jirga e rrufianëve, që donin të hakmerreshin për çnderimin e familjes. Ata vendosën të djegin të gjallë vajzës që ndihmoi një çift të dashuruarish të arratiseshin," tha Wazir."Vajzën e kanë vënë në gjumë fillimisht me një shurup. Më pas ata e lidhën dhe donin ta mbysnin gjer në vdekje. Pastaj vendimi i tyre ishte që ta digjnin për së gjalli deri sa ajo të vdiste. Përdorën shallin e saj për ti zënë frymën. Pas kësaj, ata e lidhën, e futën në makiinë dhe donin ti vinin flakën makinë me vajzën brenda" rrëfen shefi i policisë Wazir, teksa shpjegoj ngjarjen.Nëna e saj tha për policinë se ishte dakord me këtë dënim sepse ajo i ka cnderruar familjen dhe qytetin dhe ka shkelur normal kulturore. Wazir tha se përgfjatë gjithë jetës së tij nuk kishte parë kurrë një sulm kaq barbar.Cdo vit më shumë se 500 burra e gra vriten në pakistan, në këto vrasje për nder, sipas Komisionit për të drejtat e njeriut atje. Shumica e krimeve kryhen nga vetë familjarët e viktimave./Oranews.tv/