25 vjeçari qëndron sipër trenit për 12 orë
Një burrë në Kaliforni shkaktoi trafik, panik, vonesa të trenave dhe irritim tek pasagjerët. Ai ishte ngjitur mbi tren për të qëndruar aty gati 12 orë, ndërsa autoritetet nuk mundën që për orë të tëra t'ja ndryshonin mendjen, që ai të zbriste.Ngjarja nisi që në orët e para të mëngjesit, teksa qindra vetë po udhëtonin me tren për në punë ndërsa personi në fjalë ishte ngjitur pa e parë askush mbi tren, për të refuzuar më pas që të zbriste prej tij, e madje duke kërcënuar se do të vriste vehten nëse ndokush i afrohej.25 vjeçari Kyle Lewis refuzonte të zbriste pavarësisht debatit që bëri edhe me sherifin e kontesë Santa Clara në Kaliforni, ndërsa thonë se e vetmja gjë që donte të bënte është të ngatërronte udhëtimin e njerëzve.Pas 12 orësh, policia arriti t'ja mbushë mendjen që të zbresë nga treni, pa ushtruar dhunë. Më pas 25 vjeçari Lewis u arrestua dhe u dërgua në komisariat për të sqaruar ngjarjen./Oranews.tv/