Kjo është surpriza e veçantë që Justin Bieber ka rezervuar për Gomez

Edhe përse janë të pafundme femrat që e adhurojnë atë, në mendjen e Justin Bieber ndodhet vetëm Selena Gomez.Këngëtari mësohet se po planifikon të surprizojë këngëtaren koncertin e parë të turit që do të nisë. Për fat të keq Justin nuk mund te jetë fizikisht i pranishëm por ka gjetur mënyrën e duhur që t`i tregojë Selenës, se shpirtërisht është në çdo moment me të.Informatori thotë: "Justin po planifikon diçka shumë të veçantë për Selenën. Mbrëmjen e saj të parë do t`i sjellë mijëra nga lulet e saj të preferuara në prapaskenë, së bashku me një shënim, me ndonjë batutë të tyre dhe fjalë mbështetëse.’/Oranews.tv/