Facebook vjen me ndryshime të reja

Rrjeti më i madh social, Facebook sa vjen e forcohet gjithnjë e më shumë me risitë e reja që sjell me përditësimet që bën.Risia e re vjen këtë rradhë në Messengerin e tij, ku Facebook ka vendosur që të aplikojë në të, telefonatat në grup, duke përfshirë deri në 50 persona.Një sfidë e re kjo, duke iu afruar shërbimeve si Skype nga Microsoft , apo Hangouts nga Google, por në ndryshim me këto të fundit, në Messenger nuk mund të kryhen video-telefonata.Për të aktivizuar këtë shërbim, do të jetë i nevojshëm fillimisht që të krijohet një grup dhe më pas të klikohet në shenjën e telefonatës.