Aplikacioni i ri me të cilin mund të shpërndani më lehtë fotot e ushqimeve
Çuditërisht ka diçka që na kënaq kur i bëjmë foto ushqimeve tona. Ndoshta kemi dëshirë të mburremi që kemi shkuar në restorantin e ri për të cilin të gjithë po flasin apo sepse duam t’i bëjmë të gjithë xheloz për pjatën e shijshme që kemi porositur.Tanimë një aplikacion i ri do j'ua bëjë edhe më të lehtë shpërndarjen e këtyre fotove me miqtë tuaj.Aplikacioni, i quajtur Forq, mund të përdoret në të gjithë telefonat iOS, raporton TechCrunsh. Mendojeni si një formë ndryshe e Instagram, e programuar veçanërisht për të shpërndarë fotografitë me ushqime.Ndryshe këto foto në Forq, quhen “snackshots”. Aplikacioni ju lejon të skanoni çdo foto në galerinë e telefonit tuaj duke gjetur ato që përmbajnë ushqime.Më pas të gjitha do të ngarkohen gati për tu publikuar, por jo pa i përzgjedhur ju.Forq mund të jetë i dobishëm për shumë njerëz.Vetëm vitin e kaluar janë realizuar 1 trilion foto raporton InfoTrends, dhe sipas një raporti të Google mbizotëronin ato me ushqime .Sanduiçet përpara selfie-eve, apo jo?/Oranews.tv/