Mercedes C 63 AMG përforcon motorin [foto]

Kompania e cila merret me modifikimin e veturave, B&B Automobiltechnik, ka njoftuar se ka përgatitur një paketë të re për modifikimin e modelit Mercedes C 63 AMG.

Kështu, atyre që u duket se 476 kuajfuqi është pak për këtë model, prandaj kjo kompani është duke ofruar paketën e cila përmban përforcimin e motorit të këtij modeli në 575 kuajfuqi dhe në 600 kuajfuqi, transmeton Koha.net.Versioni me 600 kuajfuqi, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,5 sekonda (modeli standard këtë shpejtësi e arrin për 4,1 sekonda), deri në 200 km/h për 11,5 sekonda (modeli standard për 13,1 sekonda), ndërsa atë maksimale tani e arrin deri në 320 km/h.Në këtë paketë të re përfshihet edhe sistemi sportiv i shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, si dhe sistemi më i fortë i frenave.