Anija amerikane "Adonia" në udhëtimin e parë

Një anije amerikane ka lundruar në Kubë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në udhëtimin e parë të këtij lloji në më shumë se 50 vjet. Mijëra turistë mbërrijnë në Kubë çdo vit përmes detit por një anije që të nisej nga SHBA-të drejt ishullit kurrë nuk është lejuar të udhëtojë.Anija krocerë "Adonia" është nisur nga porti i Miamit me 700 pasagjerë në bord dhe ka mbërritur të hënën në Havana.Anija amerikane, e para e këtij lloji në 50 vjet, kaloi Floridan nga Miami dhe u drejtuan për në portin e Havanës, ku mbërriti të hënën, duke rivendosur zyrtarisht edhe udhëtimet tregtare në ujërat që kanë qëndruar si urë ndarëse për gati një gjysmë shekulli. Kompania amerikane që ka nën pronësi anijen krocerë, iu dha leje nga të dyja qeveritë për të lundruar nga Miami drejt Havanës.20 pasagjerë në anije ktheheshin në ishull për herë të parë pas revolucionit të vitit 1959."Isha shumë i emocionuar kur anija u nis. Kur kam qënë i vogël prindërit më kanë thënë gjithcka për atë cka ka ndodhur këtu, për qytetin. Ndihem mirë që kaq shumë njerëz kanë dalë në port për të na mirëpritur" tha Mitchie Roy, një kubanezo-amerikan.Për disa të tjerë, udhëtimi ishte shumë emocionues."Mamaja ime më ka folur vazhdimisht për të ardhur këtu por ajo ndërroi jetë disa vite më parë në SHBA. Do të kisha dashur shumë që ajo të vinte bashkë me mua" thotë Rossa maria, teksa shpërthen në lot."Kur kam qënë i vogël, prindërit e mi vinin shpesh këtu në vitet 50 dhe për mua është nostalgji të vi këtu" tha James Beto, një vizitor amerikan.Shumë banorë të Havanas kishin dalë në rrugë duke pritur me emocion mbërritjen e anijes."Jemi shumë të emocionuar që po presim anijen. Është një gjë shumë e mirë për amerikanët dhe kubanezër sikurse edhe për ekonominë e vendit tonë" tha një tjetër banor.Kuba dhe SHBA rivendosëm marrdhëniet diplomatike vitin e shkuar por sipas kushteve të vendosura mes dy vendeve që nga periudha e luftës së ftohtë, nuk lejohej asnjë marrëveshje tregtare apo turistike.Që nga dhjetori i vitit 214, kur Presidentët Obama dhe Catro lajmëruan një rivendosje të marrdhënieve, turizmi në Kubë ka shënuar shifra rekord. Ndërsa të ardhurat në ekonominë e Kubës për këtë vit nga industria e turizmit, pritet të kalojnë 100 milionë dollarë.E njëjta anije tashmë pritet që përgjatë muajve në vijim të sjellë në ishull mijëra turistë të huaj.Sipas kompanisë që ka nën pronësi anijen, "Adonia" do të lundrojë tashmë çdo javë nga Miami në Kubë._89541111_24ce6c6c-d8fd-453d-bc38-50b9c771f4a4 _89542279_8598c24c-b183-46d0-b673-f91e2e69f4df/Oranews.tv/