Gruaja padit "Starbucks" se i hedh shumë akull
Një grua nga Chicago ka paditur në gjykatën federale "Starbucks Corp", me akuzën se rrjeti më i madh i kafeneve hedh shumë akull në pije dhe kërkon dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh.Padia është regjistruar javën e shkuar në gjykatën e Chicagos nga Stacy Pincus dhe në të saktësohet se në pijet e Starbucks hidhet shumë akull, më shumë nga sa këshillohet nga autoritetet.Starbucks nuk respekton praktikat që janë përcaktuar qartazi nga autoritetet rregullatore, duke i shakktuar dëme klientëve, vijohet më tej nën rreshtat e padisë.Starbucks ka reaguar për ngjarjen, pas interesimit të Reuters, duke theksuar se gruaja në fjalë do të përfitojë pa meritë nga kjo histori.Klientët tanë e mirëkuptojnë dhe presin që akulli të jetë një përbërës kryesor në pijet tona" tha zëdhënësi i kompanisë. Nëse klientët nuk janë të kënaqur nga pija e përgatitur, janë të lirë të mos e konsumojnë dhe të ankohen," përfundon reagimi i Starbucks./Oranews.tv/