Mund të shihni të gjithë trupin e fëmijës që rrotullohet brenda barkut të nënës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Maj 2016, 16:24
Ndërkohë që shumica e nënave mund të shohin embrionin teksa lëviz brenda barkut të tyre në muajin e shtatë të shtatzanisë, kjo është më pak e mundur në muajin e fundit për shkak të hapësirës së kufizuar.Megjithatë kjo mama ka filmuar momentin e pabesueshëm se rrotullohet fëmija e saj në bark vetëm në javën e 39.Në një video të postuar në Youtube, mamaja shihet e relaksuar me pizhina në divan ndërkohë që foshnja lëviz nën lëkurën e saj duke u kthyer në anën tjetër.“Ah, ajo po fillon”, - thotë gruaja në klip, para se forma e krahëve dhe duarve të bebes bëhen të dukshme dhe i gjithë trupi i saj të shihet duke u rrotulluar.
/Oranews.tv/