Njihuni me shqiptaren që Kongresi Amerikan e shpalli “Gruaja e vitit 2016”
Mrika Krasniqi është artistja dhe ndërmarrësja shqiptare në Amerikë, e cila është shpallur si “Gruaja e Vitit 2016” nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Sipas NY Elite, Mrika u nderua për arritjet në fushën e artit, filmit dhe të biznesit, në 12 prill 2016 nga Senator Charles Schumer i cili vlerësoi përpjekjet e saj për të forcuar lidhjet shumëpalëshe kulturore dhe biznesit midis SHBA-Kosovë-Shqipëri-Maqedoni-Itali.“Këtë çmim ia dedikoj të gjitha grave pa dallim,” ka thënë Krasniqi për ATSH-në.Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është valëvitur mbi selinë e kongresit amerikan për nder të Mirka Krasniqit.Në vitin 2015 artistja shqiptare nderua me titullin “Artistja e Vitit 2015” (Human Artist 2015) nga Komuniteti Evropian e Artistëve hebrej në Paris, Francë.
/Oranews.tv/