Aurela Gaçe publikon këngën e re, dedikim i ndjerë për nënën

Këngëtarja e njohur shqiptare Aurela Gaçe ka publikuar pak orë më parë këngën e saj të re të cilën ja ka dedikuar nënës.Balada e ndjerë labe mban titullin “Nënë e imja nënë” dhe tashmë mund ta shihni e dëgjoni në Youtube.“Dua të falenderoj me shpirt të gjithë ata që më ndihmojnë të bëj realitet ndjesitë e mia nëpërmjet këngës,” – shkruan Aurela në Facebook, teksa  ka falenderuar kompozitorët Adrian Hila e Nexhip Seraj, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë.https://youtu.be/b3NgHGdBcms/Oranews.tv/