Migrena po më shkatërronte jetën. Ja çfarë më kuroi:

Fjala “migrenë” u bë pjesë e fjalorit tim pas të 40-tave.Dhimbjet e tmerrshme të kokës nuk pushonin pas ilaçeve dhe qetësuesve, por nisën të përkeqësoheshin nga drita dhe tingujt.Herën e parë që më zuri migrena, mezi arrita të ecja nga makina për në tualet, ku volla të gjithë drekën time.Nga ajo ditë, unë nuk kisha thjesht dhimbje koke. Unë vuaja nga migrena.Migrena prek më shumë se 29 milionë amerikanë, kryesisht femra. Sipas Office of Women’s Health më të prekurit janë personat nga mosha 15 në 55, me simptoma të tilla si dhimbje koke, ndjeshmëri e lartë ndaj dritës dhe tingujve e të vjella.Sapo zbulova se vuaja nga migrena, bëra atë që do bëntë çdo kush: Kërkova në Google për simptomat e mia.Provova çdo gjë: një pilulë blu, 900 dollarë për 8 tableta, botoks, për të bllokuar sinjalet e nervave të muskujt- më ndihmoi me rrudhat, por jo për migrenën.Nisa të kaloja më shumë kohë në shtrat, hoqa dorë nga vera dhe nuk shkoja më në plazh për shkak të diellit.Aktivitet e vetme që e bënin migrenën të pushonte ishte joga dhe piktura. Megjithatë këto dy fenomene nuk impresionuan doktorët e mi, por një mik kanadez në joga, i cili më rekomandoi akupunturën(vendosja e gjilpërave në trup).Pas një muaj trajnim me 8 seanca, kuptova se migrena më ndodhte më radhë. Pas dy muajsh, ndjehesha mjaftueshëm e fortë sa për të shkuar vetëm një herë në javë. 5 muaj më vonë pasi fillova akupunturën, u ndjeva e kuruar. Mund të punoja sërish në kompjuter, të pija verë e të shkoja në plazh.(Margarita Gokun Silver)