Rozana Radi i lexon fatin Bleonës: Ja kur do të martohesh

Rozana Rodi këtë herë është kthyer në një fallxhore, nga e cila nuk mund të shpëtonte dot Bleona.Fallxhorja “Toni” e ka thirrur këngëtaren shqiptare në skenën e Your Face So Familiar,  ku i ka treguar se mes shenjave kishte edhe diçka që tregonte për fatin e saj.“Ke një M mu në mes të dorës, një tresh, tre burra janë, 3 kalamaj ose siç e ke merak ti 3 milionë dollarë ,“- i thotë Rozi duke qeshur.“Kur do të martohesh ti Bleona?” e ka pyet më pas, por Bleona edhe një herë tha se është shumë mirë kështu, e ndien veten më mirë dhe se, edhe këtë vit e ka të nevojshme të jetë beqare: “Ç’keni me mua, pse ju shqetëson kaq shumë martesa ime?” – i është drejtuar ajo me humor Rozanës.Shihni videon: