Atletja vlerësohet pasi shpërndan këtë foto

Një atlete, njëkohësisht mama, është vlerësuar pasi ka shpërndarë foto të barkut të saj me lëkurë të zgjeruar pas shtatëzanisë.Stephanie Rothstein, vrapuese profesioniste nga Phoenix, Arizona, shkruan për mijëra ndjekësit e saj në Instagram: “Kur shoh poshtë barkut shoh shenja që janë aty për të qëndruar, muskuj barku që kanë nevojë të forcohen, kofshë të fuqishme dhe këmbë që janë gati të fluturojnë”.32 vjeçarja e ka përdorur rrjetin social për të dokumentuar stërvitjen e saj si dhe për të theksuar  ndikimin që ka shtatëzania në trupin e një femre.Garuesja lindi fëmijën e saj të parë në qershor të 2014, dhe të dytin 15 muaj më vonë.Pas lindjeve të njëpasnjëshme atletja u diagnostikua me diastasis recti, që nënkupton zgjerim të hapësirës midis muskulit abdominal të majtë e të djathtë.63484 5767568  465785896854534275685789/Oranews.tv/