Portierit i vdes e ëma, tifozët kundërshtarë këndojnë në stadium "Ti nuk je vetëm"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2016, 14:10
Impresionues është gjesti që tifozët bëjnë për nder të një futbollisti. Gjatë ndeshjes mes Go Ahead Eagles dhe Nac Breda në minutën e 61-të të takimit, tifozët edhe pse kundërshtarë kënduan me zë të lartë “You’ll never walk alone” “(Ti nuk do të ecësh kurrë vetëm) në shenjë solidariteti me portierin kundërshtar Jelle ten Rouëelaar. 36 vjeçari humbi të ëmën në moshën 61 vjeçare.