Si të ndaloni fiksimin me smartphone-in tuaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2016, 20:14
James Hamblin, përmes një videoje të regjistruar për Atlantic,“Nëse trupat tanë do të flisnin”, është shprehur se njerëzit shpesh shohin telefonin e tij dhe e pyesin pse nuk punon.Arsyeja? Është i gjithi bardhë e zi, pa ngjyra apo ndriçim.Ka një arsye pse çdo njoftim që merrni në smartphone-in tuaj është i kuq. E kuqja është një ngjyrë që stimulon entuziazëm në tru dhe tërheq vëmendje.Sipas Gallup, 72% të personave që kanë një smartphone kontrollojnë telefonin e tyre çdo orë.Nëse doni të ndaloni fiksimin që keni me celularin tuaj, provoni të bëni atë bardhë e zi: Shkoni te settings- accessibility-greyscale.Mund t'ju duket pak i zymtë, por të paktën do i kushtoni më shumë rëndësi gjerave të bukura që ju rrethojnë në jetën reale.