JK Rowling kërkon falje për vdekjen e një tjetër personazhi të Harry Potter
2 Maji është përvjetori i “Betejës së Hogwarts”, dita kur bota e magjistarëve të Harry Potter feston mposhtjen e Lord Voldemort.Për të gjithë fansat e bestselleri-t, është kthyer në një traditë që shkrimtarja JK Rowling të kërkojë falje për vdekjen e një personazhi të dashur për ta.Vitin e kaluar ishte radha e Fred Weasley.Këtë herë, autorja ka kërkuar falje në Twitter që vrau një ndër personazhet me të mira, Remus Lupin, të cilin e luante aktori David Thewlis.“Është sërish përvjetori i Betejës së Hogwarts, dhe ashtu siç premtova, do kërkoj falje për një tjetër vdekje. Këtë vit: Remus Lupin.Arthur duhet jetoi,kështu që Lupin duhet të vdiste. Më vjen keq, nuk më erdhi mirë që e bëra. Ishte hera e parë që botuesja ime më pa të qaja, ” – shkruan Rowling.
/Oranews.tv/