Vajza e përgjumur i vjedh vëmendjen Presidentit të Meksikës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2016, 17:10
Presidenti i Meksikës ishte duke mbajtur një fjalim në Guadalajara, ku sëbashku me të në skenë ishin fëmijë me prejardhje të ndryshme etnike.Megjithëse Enrique Pena Nieto ishte tepër energjik dhe i entuziazmuar teksa fliste, vëmendja u zhvendos te një vajzë që ndodhej prapa tij.Ishte e qartë nga shprehja e saj e fytyrës, dhe hapja e vazhdueshme e gojës nga gjumi, që vogëlushja nuk po argëtohej nga fjalimi i liderit.Video qesharake tregon se si në një pikë Zonja e Parë e Meksikës, Angelica Riviera, e tërheq prej krahu dhe e shkund për ta zgjuar.Në fund Presidenti, i cili nuk ja kishte idenë se çfarë po ndodhte prapa tij, vendos krahun rreth vajzës së vogël dhe nis të flasë për “entuziazmin” që fëmijët po tregonin.
/Oranews.tv/