Spanjë, zbulohen 600 kg monedha romake
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2016, 21:20
Rreth 600 kilogram monedha romake u zbuluan nga arkeologët në një zonë ndërtimi në qytetin spanjoll të Tomares, në periferi të Seviljes.Mediat lokale shkruajnë se monedhat prej argjendi dhe bronzi datojnë që prej shekullit të III dhe të IV pas Krishtit.Monedhat u gjetën në 19 qypa antikë, që përdoreshin shumë nga romakët dhe grekët antikë.
