11 vjeçarja ju tregon si të udhëtoni pa biletë në avion

Kamerat e sigurimit CCTV kanë zbuluar se si një 11 vjeçare e pa shoqëruar ka arritur të kalojë fshehurazi përmes kontrollit në aeroport dhe ka fluturuar nga Moska në Shën Petersburg pa biletë apo mjet identifikimi.Video është filmuar në aeroportin e Moskës,Vnukovo dhe tregon vajzën me çantë shpine teksa ecën poshtë barrierave dhe largohet pasi pret momentin perfekt për të kaluar.Ajo fshihet pas një turme udhëtarësh dhe i shpëton check-in it ndërkohë që stafi është i shpërqëndruar.Autoritet ruse kanë nisur hetimet për procedurat e sigurimit për të zbuluar se si ajo arriti të kalonte përpara stafit të aeroportit pa u vënë re.Sipas RT ajo e bëri këtë pasi nuk kishte udhëtuar më parë me avion dhe mezi priste ta provonte një eksperiencë të tillë.33A682A400000578-3561259-image-m-5_1461929534108/Oranews.tv/