Harrojini hoverboard-at, tani mund të përdorni një “Hoverbiçikletë”

Shpikësi britanik Colin Furze ka krijuar një “Hoverbike” ose ndryshe “Hoverbiçikletë” që i lejon njerëzit të fluturojnë me shpejtësi në ajër përmes dy ventilatorëve.Mjetin e së ardhmes, Furze e përshkruan si “gjënë më të egër që ka drejtuar”.Video e fundit e postuar në kanalin e tij në Youtube tregon se si  inxhinjeri përdor hoverbike në një fushë, ndërkohë që disa klipe të mëparshme shfaqin të gjithë procesin se si makineria është ndërtuar.Colin erdhi me këtë ide fantastike pas sugjerimeve të fansave, të cilët i kërkuan të krijonte një lloj makinerie fluturuese.Atij iu desh pak kohë të mësonte se si ta drejtonte biçikletën, por kur u bë “mjeshtër”, ai shtoi dhe fishekzjarre e drita neoni te shpikja e tij.33A66C2C00000578-0-image-a-5_1461925226055/Oranews.tv/