2 xhaguarët shijojnë për herë të parë dëborën

Pavarësisht motit të ngrohtë, Kopshti Zoologjik në San Diego është mbuluar nga dëbora, duke e bërë ditën vërtet të veçantë për 2 xhaguarët në këtë kopësht.Këlyshi një vjeçar Valerio dhe nëna e tij Nindiri, shijuan një ditë ndryshe teksa panë dëborën kur dolen jashtë ndërsa vakti i përgatitur për ta ishte vërtetë i vecantë. Ishte hera e parë që xhaguarët shihnin dëborë, tha kujdestarja e kopshtit në San Diego, Kimberly Hyde."Kur dolën fillimisht jashtë, mendova se dëbora do të ishte një suprizë shumë e bukur për Nindirin dhe Valerion dhe në fakt ashtu ndodhi. Unë mendova se Vaerio do të ishte kureshtar dhe do të luante gjithë kohës por ai ishte i shtangur por ishte ok".Xhaguarët janë macet më të mëdha në Hemisferën Perëndimore dhe janë macet e treta më të mëdha në botë. Ata janë listuar prej vitesh në listën e kafshëve në rrezik zhdukjeje.jag1_1461899935159_1242554_ver1.0_640_360 Jag2_1461899935222_1242555_ver1.0_640_360 jag3_1461899938478_1242556_ver1.0_640_360/Oranews.tv/