Shtëpia e ankandeve Christie's feston 250 vjetorin

Nga Joshua Reynolds tek Lucian Freud, biznesi vazhdon të jetë i suksesshëm pas miliona zhurmave të çekiçit që kanë rënë ndër shekuj, pasi shtëpia e ankandeve Christie's kremton 250 vjetorin e krijimit.3 janë pikat më të rëndësishme ndër vite që konsideorhen punët më të mëdha të saj, "Ib and her Husband" një portret i vitit 1992 i Freud të vajzës së tij shtatzënë dhe partnerit të saj, shtrirë në shtrat. Piktura është vlerësuar 26.24 milionë dollarë.Më pas është piktura e vitit 1778 e Reynolds "Portrait of Lucy Long, Mrs George Hardinge", e cila kurrë më parë nuk ishte shfaqur publikisht dhe është përshkruar si një nga punët më të mira të artistit dhe të mbarë brezit të tij.E ndërsa Christie's thotë se piktura është në kushte të mira, ky portret është vlerësuar 4-5 milionë dollarë.Puna e tretë më e arrirë është "Golden Hours" e vitit 1864 e Frederic, Lordit të Leighton, e cila del në ankand për herë të parë në më shumë se 100 vjet dhe vlerësohet mes 6-8 milion dollarë."Të gjitha këto piktura janë unike në llojin e tyre" thotë Orlando Rock, drejtor i Christie's për Britaninë e Madhe, për Reuters."Mendoj se nga cilësia teknike por edhe bukuria e tyre, këto piktura janë unike për periudhën përgjatë të cilës janë krijuar.Këto punime do të dalin në ankand nga shtëpia e ankandeve Christie’s në Nju Jork dhe Hong Kong muajin e ardhshëm./Oranews.tv/