Katragjyshja do festojë 100 vjetorin me një kërcim në tub

Beatrice Ingerling feston të shtunën e 30 prillit 100 vjetorin e lindjes. Kur një mike e pyeti sesi do ta festonte këtë përvjetor të rëndësishëm, ajo u përgjigj, do të bëj kërcim në tub."Në fakt ajo këtë do të bëjë," pohoi vajza e saj, Carol Lensch."Unë u habita kur ajo më tha që do të bëj këtë kërcim dhe unë e pyeta, mama e di ti se çfarë është ky lloj kërcimi?" tregon ajo.Beatrice, nënë e 3 fëmijëve dhe disa nipër dhe mbesa, madje edhe stërnipër e stërmbesa, tha se gëzon shëndet të plotë."Unë jam në formë të mirë. As mjekime apo gjëra të tilla"."Shkoj çdo ditë në parukeri dhe rregulloj flokët," tha ajo.Sa për sekretin e jetëgjatësisë së saj, Beatrice thotë se është vera, një gotë verë çdo ditë e ndihmon të jetë dhe të ndihet e re."Vetëm një gotë në ditë. Sot. sepse më përpara pija dy gota" shton 100 vjeçarja.Ditëlindjen e saj të 100 Ingerling do ta festojë me familjen dhe miqtë e saj.Vajza e saj thotë se do t'ja plotësojë dëshirën."Ne do të vendosim një tub për të dhe ajo do të kërcejë. Do të vishet hijshëm dhe jo me lëkurë apo leopard siç ajo kërkoi. Kjo është ëndrra dhe dëshira esaj" tha në fund Lensch./Oranews.tv/