Djaloshi me tumor në tru realizon ëndrrën e tij
Një djalë i vogël që vuan nga një tumor malinj në kokë, ka shijuar një lojë basketbolli, organizuar nga një shoqatë bamirësie, për ta ndihmuar atë që të realizojë ëndrrën e tij. Xuan xuan, vetëm 8 vjeç, është nga provinca Shanxi në veri të Kinës. Ai është diagnostikuar me medulloblastoma, një tumor malinj në tru në vitin 2015 dhe tashmë i është nënshtruar një terapie kimike. Ai dashuron basketbollin dhe ëndrra e tij ishte që të luante një lojë të vërtetë basketbolli.E për t’i bërë një suprizë, ylli kinez i basketbollit Yao Ming u shfaq papritur gjatë ndeshjes. Ai kishte marrë me vehte dhurata për vogëlushin e sëmurë por e mësoi atë edhe sesi të luajë basketboll. Ai e ngriti lart Xuanin për të realizuar një kosh."Shpresoj që ai të mund të rritet i shëndetshëm dhe të jetë i suksesshëm për të parë botën me ngjyra" tha Yao.Në fund të lojës, djaloshit iu dorëzua edhe një cek me një ndihmë financiare nga organizatorët e lojës."Nuk është thjesht një aktivitet për të takuar një yll basketbolli apo të luash një lojë për 10 apo 20 minuta. Aktivuteti do ta ndihmojë atë që të jetë i fortë në përballimin dhe mundjen e sëmundjes" tha Miao Jianmin, organizator i lojës së bamirësisë./Oranews.tv/