Ja çfarë mund të shkaktojnë filtrat e Snapchat

Gjiganti i rrjeteve sociale, Snapchat, është paditur pasi një adoleshente përdori aplikacionin ndërkohë që drejtonte makinën dhe u përplas, duke plagosur kështu një person tjetër.Avokatët thanë se Christal McGee, 18 vjeç, ishte duke përdorur filterin “e shpejtësisë” teksa i jepte automjetit me një shpejtësi 180 km/h kur u shpërqëndrua dhe u përplas me një automjet tjetër.Shoferi i makinës tjetër, Wentworth Maynard, ka mbetur i paralizuar dhe ndodhet nën vëzhgimin e vazhdueshëm të mjekëve. Avokatët e tij kanë paditur gjithashtu McGee dhe Snapchat për ngelizhencën, pasi filteri “i shpejtësisë”, me të cilin përdoruesit regjistrojnë shpejtësinë që më pas ta postojnë si foto, është shumë i rrezikshëm dhe shpërqëndron shoferët.“McGee donte të postonte një foto të saj teksa drejtonte automjetin me shpejtësi.Pasagjeri pa në foton e saj shpejtësinë 180 km/h në Snapchat dhe në atë moment makina e tipit Mitsubishi u përplas”- thanë avokatët.(Ne foto adoleshentja McGee dhe makina e personit që mbeti i paralizuar)/Oranews.tv/