Si të zgjeroni xhinset e ngushta

Si mund t’i zgjerojmë xhinset e ngushta pa u dashur t’i hedhim ato për të blerë një palë të reja?Megjithëse mund të mendojmë se kurrë nuk mund të na bëjnë xhinset pasi kemi shtuar disa kg, lajmi i mirë është se mrekullitë ekzistojnë. Ja se si mund t’i zgjeroni ato:1-Është çështje force – nëse provoni t’i zgjeroni me forcën e duhur, copa do të hapet dhe xhinset do të bëhen disa cm më të gjëra.2-Lajini me ujë – Fillimisht duhet t’i lani me ujë xhinset në mënyrë që t’i zbusni ato.Më pas futini në lavatriçe por përpiquni të shmangni t’i thani me tharëse.Pas kësaj duhet t’i fusni sërish në një kovë me ujë të ngrohtë dhe t'i lini për pak kohë.3-Tërhiqni njëherë e mirë- kur xhinset janë të sapolara dhe të zbutura është momenti i duhur për t’i hapur ato. Gjeni pikat e duhura: nëse doni të zgjeroni pjesën e belit kapni dy skajet në të njëjtën kohë duke hapur krahët, ose përpiquni t’i zmadhoni pranë kopsave.Nëse doni të zgjeroni diametrin e pjesës së këmbëve, futni të dy krahët te pantallonat dhe shtyni në drejtime të kundërta, ose vendosni kavanozë apo vazo.4-Pak stretching – Nëse ju bëni ushtrime dhe stretching me xhinse veshur, kjo do ju ndihmojë shumë për t’i hapur ato.Këshillohet që të stërviteni kur pantallonat janë ende të lagura./Oranews.tv/