Christie's, 280 bizhu e gura të çmuar në ankand më 18 maj
Të ndriçueshëm, të rrallë, të shndërritshëm e miliona dollarëshe të vlefshme. Këto janë bizhuteritë me gura të çmuar e të rrallë që do të ofrohen në një ankand të shtëpisë së ankandeve Christie's në muajin maj e që pritet të shiten dhjetëra miliona dollarë.Shitja sipas Chritie's do të mbajë emrin "Bizhutë e mrekullueshme", përfshirë edhe diamandin e rrallë blu me emrin "Oppenheimer", që është diamandi më elegant dhe më i madh blu që ka dalë ndonjëherë në ndonjë ankand.Ky diamand peshon 14.62 karat dhe pritet të shitet nga 38-45 milionë dollarë."Ky është një diamand i mrekullueshëm blu, është diamandi më i errët blu, ka një blu në ngjyrën e hënës" tha David Warren, drejtues ndërkombëtar i Christie's për Reuters."Me shumë siguri që ky diamand do të vendosë një rekord të ri botëror".Vitin e shkuar, një diamand i rrallë i quajtur "Blue Moon Diamond" është shitur për plot 48.4 milionë dollarë.Ankandi i Christie's do të organizohet më 18 maj në Gjenevë.
/Oranews.tv/