Reagimi emocional i djalit autik kur sheh për herë të parë në koncert "Coldplay"

Nëse nuk ishit duke u ndjerë shumë emocional sot, do të jeni shumë shpejt.Video prekëse tregon reagimin e një djali të vogël autik teksa sheh për herë të parë të përformojë në koncert grupin e tij të preferuar "Coldplay".Klipi i filmuar nga babai Luis Vazquez tregon se si ai dhe djali shijojnë performancën e grupit në stadiumin Foro Sol në Meksiko kur vogëlushi fillon të qajë.Pasi sheh reagimin emocional të tij, babai gjithashtu përlotet dhe teksa mbështet kokën me të, këndojnë sëbashku tekstin e këngës.Luis e postoi videon online me përshkrimin : "Diçka që unë dhe gruaja ime vendosëm të ndajmë me të gjithë botën".Video është shpërndarë mijëra hërë në Facebook e Twitter si dhe ka marrë mbi 1.7 milionë klikime në Youtube.23523473/Oranews.tv/