Gropa në Kinë hapet në mes të rrugës krejt papritur

Kjo video e realizuar nga një kamera sigurie në rajonin Hangzhou, në provincën Zhejiang në qendër të Kinës, tregon momentin shokues kur një gropë hapet papritur në mes të rrugës, në një zonë shumë të frekuentuar dhe me trafik të rënduar në çdo orë të ditës.Në video, shfaqet edhe polici i trafikut teksa me shpejtësi brenda pak sekonda, pasi pikasi plasaritjen e asfaltit, vendos konet e trafikut, për të shmangur qarkullimin mbi të dhe duke e devijuar atë.Brenda 2 minutave, në mes të rrugës u hap një gropë rreth 20 metra, sic duket në pamje. Nga kjo ngjarje, autoritetet saktësojnë se nuk ka patur të lënduar dhe as makina të dëmtuara./Oranews.tv/