"Madame Tussauds", klientët "kërcejnë" me personazhet e preferuar
"Madame Tussauds" në Tokio ka zbuluar një teknologji holografike, që do t'ju lejojë vizitorëve që të kërcejnë virtualisht me yjet. Ky është i pari muze në botë që përdor këtë teknologji.Gjatë një konference për mediat, anëtarët e stafit demonstruan sesi fytyra skanoji një imazh holografik, e cila më pas ndërron vendin me një karakter dixhital, që kërcen përkrah imazheve të personaliteteve të famshme si Di Caprio, lady Gaga apo Marilyn Monroe.E gjithë video zgjat rreth 90 sekonda."Të kërcesh me personazhin tënd të preferuar është dicka që ti normalisht nuk do ta bëje dot në jetën e përditshme. Ndaj mendoj se kjo përvecse është një mundësi suprizuese, është edhe shumë argëtuese" thotë punonjësja e muzeut Madame Tussauds, Chieko Kazama, pasi demonstroi mënyrën sesi kjo teknologji do të funksionojë."Mendoj se lançimi i kësaj teknologjie që shpresoj të rezultojë e suksesshme, klientët do të dalin më të kënaqur nga këtu dhe shpresoj që suksesi ynë të përhapet në mbarë botën," tha menaxheri i Madame Tussauds në Tokio, Toshi Endo."Madame Tussauds" është një muze në të cilën qëndrojnë figurat e krijuara me dyll të personazheve më të famshëm të gjithë botës, njësoj si motrat e saj në 23 vende të ndryshme të botës.Ky muze daton për herë të parë në Francën e vitit 1761 edhe pse në Tokio ai është hapur vetëm 4 vjet më parë.
/Oranews.tv/