Lundronte me flluskën e gomës nga Florida në Bermuda

Rojet bregdetare amerikane kanë arritur që të shpëtojnë një aventiurier të çmendur, i cili udhëtonte me një flluksë prej gome me pedale, në mes të detit në Florida.Rojet bregdetare e kanë pikasur Reza Baluchin dhe flluskën e tij që në Saint Augustine ndërsa policia ka publikuar në faqen zyrtare në internet edhe pamjet e tij.Baluchi ka theksuar se donte të udhëtonte vetëm me flluskën e tij nga Florida deri në Bermuda ndërsa disa herë ka injoruar thirrjet e rojeve bregdetare, për të ndaluar.Më pas ai u dorëzua dhe u ngjit në anijen e rojes bregdetare me vullnetin e tij dhe pa shkaktuar asnjë incident. Ai është gjobitur me 40 mijë dollarë sepse ka shkelur urdhërin e rojeve bregdetare.Baluchi, një maratonomak, bëri të njëjtën përpjekje në vitin 2014 por edhe në atë kohë u ndalua nga rojet bregdetare amerikane.Cg1gi1UWYAMXSnv/Oranews.tv/