Ariu bën xhiro në zonë të banuar, kapet nga policia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2016, 19:41
Një ari i zi aventurier është pikasur nga policia dhe autoritetet pranë një zone shumë të banuar në Sylmar të Kalifornisë, pranë Los Angelos, mbrëmjen e djeshme.Kanë qënë banorët të cilët të frikësuar kanë njoftuar autoritetet se një ari gjigand bënte xhiro në lagjen e tyre prej disa orësh.Policisë i është dashur të ndjekë ariun për më shumë se një orë dhe më pas kanë arritur ta godasin me një gjilpërë qetësuese për ta marrë më pas në një furgon të mbyllur.Sipas policisë, asnjë banor nuk është lënduar nga kafsha ndërsa kanë nisur hetimet për të xbuluar prejardhjen e ariut të zi./Oranews.tv/