Si mund të siguroni që dasma juaj të jetë më “diell”, të ketë stil dhe të mos kushtojë shumë
Lista e gjatë e shpenzimeve mund ta bëjë ditën tënde të dasmës të duket e frikshme dhe thuajse të papërballueshme për xhepat. Por, ja që mund t’ia dalësh të organizosh një festë të bukur dhe të mos “rrënohesh” financiarisht. Ti mund të bësh dasmën e ëndrrave edhe me një kosto të vogël. Ka shumë mënyra për ta bërë dasmën më pak stresuese e më pak të rëndë për financat tuaja, kështu do të keni ca para më shumë për ti shpenzuar për gjëra që do ju duhen për të nisur jetën në çift.Paracakto buxhetinHapi i parë për t’i mbajtur shpenzimet e dasmës nën kontroll është të krijosh një buxhet. Vendos sa do të shpenzosh dhe mos e kapërce, të paktën jo për detaje shtesë. Ca para këtu e ca atje mund ta ngrenë goxha shifrën e shpenzimeve.ThjeshtëzoNjë rrugë për të kursyer para, por edhe për të zvogëluar stresin, është ta thjeshtëzosh dasmën. Ndonjëherë, pak është shumë. Vërtet ke nevojë për secilen nga pesë pjatat e darkës për të gëzuar ditën tënde të veçantë?Jepi kohë vetesDuke i dhënë kohë të mjaftueshme vetes për të bërë plane, nuk do ndihesh e stresuar në përgatijet e minutës së fundit, që të detyrojnë të zgjedhësh shërbime dhe produkte më të shtrenjta. Duke pasur më shumë kohë, do të kesh mundësi të bësh blerje me leverdi dhe jo të zgjedhësh atë që është e gatshme në minutën e fundit.Veshjet dhe aksesorëtMerr me qira fustanin: Për ato që nuk janë të fiksuara në idenë që ta kenë fustanin edhe për brezat e ardhshëm, marrja me qira është një mundësi e mirëMerr me qira një makinë antike nga një mik ose i afërm dhe dekoroje për dasëm. Kësaj i thonë stil dhe zgjuarsi.Bëni kërkimet paraprake për muajin e mjaltitKe një destinacion të ëndrrave në mendje? A ka një vend që do të thotë shumë për ju ? Ju duhet të keni parasysh se viti që ju doni të martoheni do të ndikojë edhe në çmimin por, edhe në përshtatshmërinë e destinacionit. Ju gjithashtu duhet të mësoni më shumë edhe përvojat e çifteve të tjera në atë vend