Kafsha që po mposhtë substancat bërthamore!

Këto ditë përkujtohet katastrofa në Fukushima të Japonisë, ku u hodh bomba bërthamore duke shkaktuar mijëra të vrarë si dhe duke shfarosur thuajse të gjithë krijesat e gjalla. Megjithatë, ka një kafshë që po rritet me shpejtësi në këtë zonë të pabanuar dhe ato janë derrat e egër.Nga fshatrat përreth Fokushimës janë evakuuar rreth 300 mijë njerëz, ndërsa zona mbetet sot një qytet fantazmë.Shtëpitë e braktisura nga banorët kanë shërbyer si vendstrehimi për mbarështimin e derrave të egër. Numri i tyre është rritur me 300% në vitin 2014, duke shkuar në 13 mijë krerë.Nuk është Fukushima e vetme ku kafshët përshtatem me ambientin radioaktiv. Edhe zona përreth centralit bërthamor të Çernobilit, ka një numër të madh të kafshëve ku sipas National Geographic është rritur përgjatë dekadave.Sigurisht, kafshët janë të “sëmura” si pasojë e pranisë së atomeve bërthamore tek bimët që ato konsumojnë.  Për pasojë, ato nuk  mund të konsumohen nga njerëzit.Në kushtet natyrore, derrat në Fukushima do të sillnin shumë mish për konsumatorët, por tani ato nuk mund të përdoren.derraTestet kanë treguar se ka prani të lartë  të substancave radioaktive. Derrat po shkaktojnë dëme edhe tek fermat përtej zonës së prekur. Deri më tani janë regjistruar rreth 900 mijë dollarë dëme në bujqësi.