FOTO/ Funerali më i çuditshëm!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2016, 12:38
Plot 200 persona të veshur me veshjet e superheronjve të filmave krijuan një pamje të pazakontë në rrugët e një qyteti në Britani.Nuk është ishte një shfaqje filmi, por tragjikisht një funeral.Erin Roberts vdiq më 6 prill pas një beteje 4 mujore me kancerin në tru dhe amaneti që la për familjarët ishte që funerali të bëhej me një organizim të veçantë.Funerali nisi në kishën e Shën Oswald në Netherton të Liverpulit.Arkivoli i 25 vjeçares u dërgua në kishë nëpërmjet një karroce me kuaj, i ndjekur nga miqtë të veshur si Superman, Catwomen, Iron Men, dhe madje edhe Chewbacca.“Kjo ishte gjithçka që ajo donte para se të vdiste”, tha shoqja e saj më e ngushtë Layla Nicholas.
/Ora News/