Gafa e rëndë e familjes mbretërore para se Obama të hynte në dhomë

Fjala “zezak” është hequr nga një pikturë brenda Pallatit Mbretëror Kensington pak momente para se familja Obama të hynte në apartamentin privat të Dukeshës Kate dhe Princ Harry.Presidenti i SHBA dhe Zonja e Parë ishin vetëm një minutë larg shijimit të darkës me familjen mbretërore, kur një asistent sy shqiponjë vuri re pllakën në pikturë ku shkruhej “Kapitulli i zezakëve”.Të alarmuar të gjithë nxituan që të hiqnin pllakën, për të shmangur kështu një konflikt të mundshëm mes SHBA dhe Britanisë së Madhe.Ata gjithashtu vendosën një vazo me lule për të mbuluar vendin bosh.Një burim tha për The Sun: “Imagjinoni horrorin kur dikush të kishte vënë re fjalën me Z!"Piktura, e cila tregon një djalë me ngjyrë me me një peisazh të vitit 1660, është një vepër e realizuar nga Albert Cuyp dhe njihet ndryshe me emrin “Një kapitull me dy kuaj”.33892B9D00000578-3558623-The_U_S_President_and_First_Lady_were_just_moments_away_from_bei-m-2_1461671704958 338901B500000578-3558623-image-a-2_1461628662127/Oranews.tv/