Jay Z- Beyonce dhe Rita Ora në mes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2016, 12:29
Pas publikimit të albumit më të fundit të Beyonce "Lemonade", këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora është vënë në qendër të akuzave nga fansat e Beyonce, të cilët aludojnë se ajo është femra me të cilën Jay Z ka tradhtuar Beyonce.Disa vargje të 'Lemonade' flasin për një tradhti me një femër të cilës Beyonce i referohet si 'Becky me flokë të bukur'.Akuzat kundër Rita Orës shpërthyen menjëherë pasi ajo kishte publikuar ne Snapchat një video ku shfaqej e veshur me bikini me dy limona dhe një varëse me shkronjën J.Këngëtarja me origjinë shqiptare nuk i ka komentuar akuzat kundër saj, por është fotografuar në Hollywood me të njëjtën veshje që Beyonce ka veshur në videoklipin e "Formation"./Oranews.tv/