Kim Mehmeti akuzon ambasadën shqiptare në Shkup
Shkrimtari i njohur dhe publicisti Kim Mehmeti akuzon ambasadën shqiptare në Shkup se është në shërbim të Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit.Sipas tij, në ambasadë janë punësuar ‘kushërinjtë’ e të mëdhenjve në Tiranë.Mehmeti: Nuk ka dyshim se Tirana zyrtare është ajo që vendosë dhe që më së miri e dinë si duhet mbrojtur interesat e shqiptarëve jashtë mëmëdheut! Por, ajo që shihet nga jashtë, të lë përshtypjen se ambasada e Shqipërisë në Shkup - përpos që shërben për t’i punësuar ‘kushërinjtë’ e të mëdhenjve të Tiranës dhe të ‘tepricës teknologjike’ të diplomatëve - në mas të madhe, ishte dhe mbeti 'dega' më besnike e partisë shqiptare në pushtet - BDI-së! Me çka del se interesi i shqiptarëve të Maqedonisë, fillon dhe përfundon te selia e kësaj partie! Andaj edhe nuk do jetë e çuditshme nëse lista e kundërshtarëve politik të BDI-së, do përputhet me atë të shqiptarëve ‘destruktiv’, për të cilët kjo ambasadë i informon timonierët e shqiptarisë në Tiranë!” 