BE: Në shtator të prezantohen hapat e reformës në drejtësi

Bashkimi Europian  tashmë i ka vendosur Shqipërisë afate për zbatimin e reformës në drejtësi. Shefi i Sektorit Politik dhe Ekonomik të BE-së në Shqipëri gjatë një aktiviteti  me të rinjtë për integrimin e Shqipërisë ka kërkuar që në  fillim të sesionit parlamentar Shqipëria të prezantojë hapat e parë të zbatimit të reformës në drejtësi.Zv/Ministrja e Integrimit, Eralda Çani Methasani, u shpreh se drejtësia vijon të mbetet kryeprioriteti për hapjen e negociatave.Shqipëria duhet të nisëzbatimin e reformës në drejtësi në fillim të sesionit të ri parlamentar.Kjo ka qenë kërkesa e drejtpërdrejtë e shefit të Sektorit Politik dhe Ekonomik të BE-së për vendin tone, Jan Rudolph.Kjo kërkesë është bërë në një aktivitet që synon të angazhojë të rinjtë shqiptarë në proçesin e integrimit të vendit në BE.Rudolph: Shqipëria ka shumë sfida përpara, por edhe shumë shanse, nuk ka kohë për të humbur. Adoptimi i reformës në drejtësi është urgjente. Në fillim të sesionit të ri parlamentar në shtator, Shqipëria duhet të prezantojë hapat e parë të zbatimit të reformës.Për zëvendës/Ministren e Integrimit  drejtësia vijon të jetë kryeprioriteti për integrimin e Shqipërisë.Rrjetit i Informimit te BE-së organizoi  debatin HackDay#Integrim BE me mbi 500 të rinjve, studentë e aktivistë të shoqërisë civile, të cilët diskutuan për  5 prioritetet kyçen që i duhen Shqipërisë për të hapur negociatat.