Eksploziv makinës së biznesmenit të kromit në Bulqizë
Një sasi eksplozivi i është vënë makinës së një biznesmeni të kromit në qytetin e vogël të Bulqizës.Shpërthimi i cili për fat të mirë nuk shkaktoi viktima por vetëm dëme është shënuar gjatë orëve të natës së 24- 25 prillit 2016.Automjeti ishte i parkuar në oborrin e banesës së biznesmenit Rexhep Losha. Si pasojë e shpërthimit janë thyer xhamat e ndërtesave përreth ndërkohë që copat e makinës janë shpërndarë në një rreze prej 40 metrash."Më datë 25.04.2016 rreth orës 02.50 në Bulqizë, në oborrin e banesës së shtetasit R.L ,automjetit tip “Volksvagen” , në pronësi të shtetasit R.L i është vendosur lëndë eksplozive. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar mjeti , si dhe ka dëme të tjera materiale", sqaroi policia.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe kapjen e autorit. Një nga pistat e hetimit ajo e konflikteve në minierën e kromit në Bulqizë.[caption id="attachment_730829" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Makina e demtuar e biznesmenit[/caption]
/Oranews.tv/