Aksident në Fushë-Krujë, plagosen 3 persona

Tre persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në një aksident automobilistik. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:20 në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, në vendin e quajtur kryqëzimi i Larushkut.“Një veturë Fitat Punto me targa te huaja PC 357889 duke u futur në rrugën nacionale i ka prerë rrugën një makinë tjetër seat me targa  AA 284 JL , dhe si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur tre persona dy drejtuesit e mjeteve dhe një tjetër që ndodhej në makinën me targa të huaja”. informon policia.Personat e plagosur janë  Rexhep Xhixha, Dimon Cangu të dy banues në Nikël, Albert Bardhoku banues në Krujë, të cilët janë nisur drejt Tiranës.Menjëherë në vendngjarje mbërriti policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.[caption id="attachment_730728" align="alignnone" width="717"]Në foto: Aksidenti në Fushë- Krujë Në foto: Aksidenti në Fushë- Krujë[/caption][caption id="attachment_730727" align="alignnone" width="627"]Në foto: Aksidenti në Fushë- Krujë Në foto: Aksidenti në Fushë- Krujë[/caption][caption id="attachment_730724" align="alignnone" width="629"]Në foto: Aksidenti në Fushë- Krujë Në foto: Aksidenti në Fushë- Krujë[/caption][caption id="attachment_730725" align="alignnone" width="638"]Në foto: Aksidenti në Fushë- Krujë Në foto: Aksidenti në Fushë- Krujë[/caption]/Oranews.tv/