Vuçiç shpallë fitoren e zgjedhjeve të parakohshme
Partisë Progresive Serbe, forca politike e drejtuar nga Alexandar Vuçiç, po kryeson me 48.26% të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare kur procesi i numërimit po shkon drejt fundit. Lajmi u përcoll gjatë mëngjesit të sotëm nga Komisioni Zgjedhor, i cili bëri me dije se rezultati përfundimtar mund të vijë gjatë mbrëmjes së sotme. Më herët, në bazë të sondazheve paraprake, Partia Progresive Serbe thuhej se do të fitonte mbi 50% të votave, ndaj pritet të shihet votat e panumëruara ende do të ndryshojë rezultatin e shënuar deri më tani. Në fjalën e mbajtur pas daljes së projeksioneve paraprake, Alexandar Vuçiç derklaroi se ky është një rezultat historik për Partinë Progresive por edhe për Serbinë."Mendoj se ky është një rezultat historik. Serbia do të vijojë rrugën e saj europiane, të cilën do të mundohemi që t'a përshpejtojmë. Gjithashtu më duhet t'iu them se ky rrugëtim do të bëhet duke ruajtur marëdhëniet korrekte me Rusinë dhe Kinën." Ishin fjalët e Vuçiç.Si forcë e dytë në këto zgjedhje është rradhitur Partia Socialiste e Serbisë, e kryesuar nga Ivica Dacic. Deri më tani, kjo parti ka grumbulluar 11.37% të votave dhe me shumë mundësi do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës së bashku me Partinë Progresive Serbe. Ndërkohë, Partia Radikale Serbe e Vojslav Seselj rradhitet në vendin e tretë me 7.97% të votave. Ultranacionalisti në një fjalim të mbajtur përpara mbështetësve tha se nuk ishte shumë i kënaqur me rezultatin paraprak, pasi priste më shumë."Sa i përket rezultatit më duhet t'a pranoj se nuk jemi të kënaqur. Ne prisnim më shumë, por nuk mund të jemi të inatosur me njerëzit tani. Qytetarët gjykuan se ne meritojmë këtë rezultat dhe kjo duhet respektuar." Tha Seselj.Në zgjedhjet e fundit parlametnare, Partia Progresive serbe ka fituar 48.35% përqind të votave dhe ky rezultat është më i lartë se shifra e regjistruar deri më tani nga kjo forcë politike. Megjithatë, kur kanë mbetur edhe 25% të votave për t'u numëruar gjithcka mund të ndryshojë.